“SHQIPËRIA, DESTINACION I MREKULLUESHËM TURISTIK”

MIRËMËNGJES

Dhe me këtë artikull të medias izraelite kushtuar Shqipërisë, duke përshkruar pikat turistike, shumëllojshmërinë e vendeve si dhe bukuritë që ofron vendi ynë, ju uroj një të dielë të bukur.

Keshtu shkruan në faqen e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama i cili duke iu referuar artikullit në fjalë e cilëson Shqipërinë si një ndër destinacionet më të bukura turistike.

Në artikullin e pak ditëve më parë, përshkruhen pikat turistike, shumëllojshmërinë e vendeve si dhe bukuritë e ralla të vendit tonë.

Gazeta e përditshme prestigjioze izraelite “Ha’aretz”, shkruan gjithashtu se Shqipëria është kthyer një nga destinacionet më të mira turistike edhe pse ka qënë e izoluar për tri dekada për shkak të regjimit komunist.

Shqipëria vendos një standard të lartë për fqinjët e saj në ato që quhen plazhe perfekte për pushime familjare, për të mos përmendur çmimet e ulëta të akomodimit në fshatrat turistikë.

Nëse merrni me qira një makinë, është shumë mirë të filloni në fundin jugor, ku do të gjeni “Maldivet” shqiptare duke vizituar Ksamilin, një fshat të vogël me një nga plazhet më të bukura në Shqipëri. Ai është futur në listën e 20 plazheve më të bukura në Europë dhe tashmë është zbuluar edhe nga turistët shkruhet në artikull.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...