Meshkujt me këtë grup gjaku janë më të rrezikuar nga goditja në zemër

Nëse nuk e dini grupin e gjakut, është koha ta mësoni, pasi mund të zbulojë disa informacione interesante për shëndetin. Studimi më i fundit, i publikuar gjatë Kongresit të Katërt Botëror të Heart Failure 2017,

 

sugjeron se grupi i gjakut mund të përcaktojë nëse rrezikoheni nga ataku në zemër. Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e më shumë se 1300000njerëzve nga 9 studime të mëparshme dhe arritën

 

në përfundimin se njerëzit me grup gjaku A, B ose të tipit AB ishin 9% më të rrezikuar të pësonin atak në zemër krahasuar me ata me grup gjaku 0.

Mekanizmi ekzakt pas rritjes së rrezikut për atak në zemër nuk është akoma i qartë. Megjithatë ekziston mundësia që njerëzit me grup gjaku jo-0 të kenë përqendrim më të lartë të një proteine që shkakton mpiksje të gjakut, që quhet faktori von Willebrand, i cili mund të shkaktojë bllokim të arterieve e si pasojë edhe atak në zemër.

 

Duhet thënë që meshkujt me grup gjaku jo-0 janë gjithashtu më të rrezikuar nga impotenca seksuale./ Burimi ”Shëndeti”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...