Merr fund drama e 7-vjeçares së sëmurë , OSHEE rikthen dritat në familje

Pas dramës që ka pllakosur në familjen Dervishi, ku varfëria është ulur këmbëkryq, OSHEE ka marrë masat, duke rikthyer energjinë brenda 24 orëve pas shkëputjes. Reagimi në fjalë erdhi pas publikimit të rastit për një vajzë 7-vjeçare nga Lushnja, e cila është e sëmurë me astmë. Pas reagimit të zëshëm jo vetëm të qytetarëve,

por edhe ndërgjegjësimit në masë të mediave, familjes Derivishi iu rikthye energjia. Për një jetë normale, vajza ka nevojë për përdorimin e aparaturës së frymëmarrjes disa herë në ditë, por familja Dervishi që jeton në skamje, nuk ka mundësi financiare të paguajë debitin e energjisë.

Stela Dervishi, 7-vjeçe nga fshati Lekaj i Lushnjes, e ka të vështirë të marrë frymë normalisht pa ndihmën e një aparati, pasi vuan nga astma kronike. Për një jetë normale ajo ka nevojë të përdorë disa herë në ditë pompën elektrike, që e ndihmon në furnizimin me oksigjen.

 

Njoftimi i OSHEE “Në lidhje me rastin e familjes Dervishi në fshatin Lekaj të Lushnjes, Operatori i Shperndarjes së Energjise Elektrike (OSHEE Sh.A), sqaron se: Familja ka kontratë me OSHEE me nr. 49339,

në emër të Shahe Dervishi. Të dhënat në sistem tregojnë se prej vitit 2010, abonenti ka krijuar debi ndaj OSHEE, edhe pse vlera mesatare e konsumit mujor është 1 mijë lekë. Të hënën,

datë 20 gusht, pasdite i është prerë energjia elektrike, por me tu njohur me rastin, kur nuk kishin kaluar më shumë se 24 orë, familjes iu lidh energjia elektrike (ende pa dalë kronika në TV). Sqarojmë se familja Dervishi ka qenë në fokus të mbështetjes nga ana e OSHEE

Lushnje, por çdo problematikë të mundshme dhe do të vijojë të ndihmohet, sikurse OSHEE ka bërë me mbi 70 mijë familjet, të cilët kanë pranuar të lidhin

aktmarrëveshje të përfitimit social përmes paketave lehtësuese të pagesës së faturave!”, thuhet në njoftimin në fjalë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...