MALËSI E MADHE, RAZMA E PREFERUAR PËR TURISTËT

Për vizitorët e huaj që vijnë në Shqipëri, një ndër pikat e preferuara të tyre është edhe fshati turistik i Razmës në Malësi të Madhe.

Vitet e fundit numri i turistëve kryesisht gjatë sezonit të verës ka ardhur duke u arritur. Një turiste e cila është e njohur me Shqipërinë sepse ka shkruar një libër për Thethin vlerëson Razmën dhe fshatra të tjerë turistik në vendin tonë.

“Razma është fantastike, është hera e parë këtu por jo në Shqipëri. Kam qënë më parë në Theth dhe disa zona të tjera. Kam qënë me grup kur kam vizituar Tamarën, Vermoshin, Lepushën. Malet e Shqipërisë janë magjepse.

Mikja ime Flutura ma sugjeroj Razmën. Malet janë të bukura, ajri. Kam shkruar një libër për Thethin, 5 vjet më parë. Eshtë eksperienca ime mbi këtë vizitë. Njerezit janë të mikëpritës, tejet të këndshëm. Vendimi për të shkruar këtë libër ishte në 2007, kur vizitova kullën e Thethit, të cilën ambasada financoj ta rikonstruktojë.

Nuk do ta harroj kurrë atë vizitë, pasi ishte cdo gjë shumë bukur, kur hapa dritaret e bujtinës dhe pashë atë pamje madheshtore të maleve, ajri, kafshet dhe bukuri të tjera, më shtynë të bëj atë libër mbi magjinë e maleve, historia e bukur e Edit Durham, Baron Nopça etj. Ishte dashuri me shikim të parë.

Me fluturimet direkte që kanë nisur nga Amsterdami, turizmi po rritet në Shqipëri. Shumë njerez nga vendi im po vijnë për fundjave, apo vizitë disa ditore. Duhet ta vizitojnë veriun, është magji me vete”.

Në Razëm një tjetër turiste ka ardhur nga Afrika e Jugut ndërsa është e surprizuar me çfarë ka gjetur në një vend si Shqipëria. Ajo thotë se njerëzit janë mikëpritës ndërsa vlerëson edhe gjithçka tjetër.

“Eshtë hera e parë dhe është një vendet më të bukura që kam parë. Jam nga Afrika Jugut, njerëzit këtu janë mikeprites, natyra dhe klima më pelqen, patjeter edhe ushqimi. Ishte një ftese familjare që e mikëprita dhe ja vlejti. Jam e surprizuar, sepse nuk kisha lexuar më parë për vendin tuaj, cdo gjë është e bukur. Do të ftoj miqtë e mi këtu”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...