Nga Gëzim Nika

Komunizmi ka bërë krime kudo, por në Shqipëri kalon në kufijtë e genocidit. I kapërcen kufijtë e imagjinatës trajtimi mizor, që i është bërë popullit shqiptar në përgjithësi dhe pjesës së “armiqve të popullit” në mënyrë të veçantë. Nëse të gjithë shqiptarët kanë vuajtur nën diktaturë mbi një pjesë të tyre është kryer genocid.

 

Pra duhet thënë hapur e pranuar plotësisht se në Shqipëri gjatë periudhës së “diktaturës së proletariatit” është kryer genocid ndaj një pjesë të popullsisë e cila ishte apo është etiketuar kundershtare politike e sistemit komunist.

Plaget janë ende të hapura dhe pak ish të burgosur politik në burgjet e tmerrshme e kampet e shfarosjes masive janë ende gjalle ndersa familjet e tyre ende janë të pa rimekembura.

 

Kjo pjese e popullsise shqiptare ka treguar nje nivel qyetetarie qe e nderon popullin shqiptar. Asnje vrasje nuk është kryer pas rrezimit të sistemit komunist për motive të ketij persekutimi të pashembullt. Shqiptaret, ky popull i vogel i Nene Terezes, ka besuar se urrejtja nuk mund të zhduke urrejtjen, por me dashuria e mund ate.

 

Thjesht të lexosh kujtimet nga burgjet dhe kampet komuniste të disa prej ish të burgosurve politike të ze tmerri dhe është e veshtire të besohen sot edhe nga brezi yne, qe jetoi pak kohe nen diktature. Femijet tane e kane të pamundur ta besojne historite qe tejkalojne imagjinaten e filmave horror, në fakt nuk janë thene të gjitha e kurrë nuk mund të thuhen. Është thene aq sa mund të shprehet me fjale. Është shume e thjeshte, vetem kerko në Internet dhe gjen pa fund deshmi rrenqethese të nje tiranie të zeze.

 

Kampi i Tepelenes është nje nga kampet me të famëkeq edhe për nje fakt: Kampi i Tepelenës në vitet 1949 – 1953, mund të konsiderohet si kamp i internimit dhe vdekjes në mase të fëmijëve.Kampi i Tepelenës grumbulloi një numër të madh fëmijësh, duke e bërë regjimin komunist shqiptar krejt origjinal në Lindjen komuniste, pasi asnjë regjim tjetër nuk kishte treguar këtë egërsi ndaj fëmijëve.

 

Vdekshmëria e madhe e fëmijëve në kampin e Tepelenës, por edhe nevoja për të konsoliduar institucionin e internimit solli mbylljen e dy kampeve të fundit tela me gjemba në fund të vitit 1953.

Kampi i Tepelenës u bë i njohur në arenën ndërkombëtare, madje duke zënë vend në raportin e Qeverisë Amerikane paraqitur në OKB në shkurt 1955. Kampi mbahet mend për trajtimin e keq ndaj të internuarve duke i lënë pa ushqim, duke i përdorur për punë të rënda, duke i lënë të paveshur e në mëshirë të sëmundjeve të shumta. Vetem në nje tremujor të vitit 1953 në kamp vdiqen nga turturat (uria dhe kolera) rreth 300 të burgosur.

 

Cfare po kerkohet sot dhe pse gjithe kjo histeri kundershtuese, biles edhe nga ish kongresisti arberesho-amerikan, qe ka dhënë nje kontribut të madh në promovimin e problemit shqiptar në Washington DC…?

 

Po kerkohet thjesht hapja e këtij kampi dhe kthimi i tij në muze, për të kujtuar femijet dhe të tjerët që vdiqën nga kolera komuniste.

Shumë vdiqën në tortura të tmerrshme dhe shumices së tyre nuk u dihen akoma varret. Po kërkohet hapja për të mos u fshire kujtesa historike dhe perkujtuar heronjtë dhe viktimat e asaj kohe të zezë.

 

Si mundet të kundërshtohet kjo, mbi çfare bazash morale apo ligjore. Marrja në mbrojtje e krimeve të komunizmit në çfarëdo forme duhet dënuar masivisht. Edhe prononcimi nga padija në këtë rast nuk është i pranueshëm.

Unë, që shkruaj z. DioGuardi (dhe të tjere) ruaj në vete kujtimin e rrefimeve të tmerrit komunist.

Thashë më sipër se deshmitë janë të shumta dhe rrenqethese, por unë po të tregoj vetëm njërën atë të familjes sime Z. Dioguradi, historinë e nenes se madhe gjyshes sime Drande Jakja Bushgjokaj.

 

Familja ime ka qenë dhe mbetet një famije patriotësh antikomuniste. Gjyshi im Vuksan Preka u ekzekutua nga komunistët Jugosllave në Kosovë në bashkëpunim me sigurimin e fshehtë shqiptar për shkak të aktivitetit të Tij në të mire të demokracise dhe idealit kombëtar, në Shqiperi dhe Kosovë. Ky burrë vigan i maleve të Shqiperisë, që nuk pranoi ti nënshtrohej komunizmit, e deshi të lire Shqipërinë dhe Kosovën e sot më bën të ndihem krenar.

 

Ai u ekzekutua në Peje të Kosovës së bashku me 102 patriotë antikomuniste shqiptar, që përfaqësonin shumicën e familjeve të njohura të veriut të Shqiperisë, i akuzuar si bashkepuntor i CIA-s amerikane.

 

Pas arratisjes së gjyshit për në Jugosllavi, më 5 tetor 1948, gjyshen Drane e internuan me 4 fëmijët e saj në kampin e Tepelenës. E internuan se bashku me dy vajzat dhe dy djemtë, babain tim asokohe 7 dhe Zefin 2 vjecar. Ajo iu nënshtrua punës së detyruar në kushtet e skllaverisë.

 

Të lënë në kushtet e ferrit, vetem gjatë gushtit të vitin 1949, 33 fëmijë humbën jetën brenda një nate në Kampin e Turanit. Ndër viktimat fëmijë të asaj nate ishte dhe djali i vogël i Dranjës, Zefi 2 vjeçar.

 

Vetë gjyshja Drane u përkujdes për varrosjen e të birit Zefit të vogël me duart qe i dridheshin nga frika se mos i zhduknin edhe eshtrat. Për gjashtë muaj e vaditi me lot varrin e djalit foshnjë deri sa kur u la për tu kthyer në fshatin tonë, në shtepinë e rrënuar e zhvarrosi kufomën e Zefit duke e marrë me vete.

 

Kufomën e të birit ( xhaxhait tim 2 vjecar), mbeshtjelle në lëkurë dhije e fshehur në gji. Pas shtatë ditëve rrugëtim me makinë e në këmbë nga kampi i internimit në Btoshë, gjyshja Drane e varrosi Zefin e vogël dy vjeçar pranë gjyshit të tij, Prekë Ndout, në trollin e Zeqir Demës, në fshatin e tij të lindjes. E pra kjo nuk është legjende megjithese i kapërcen edhe kufijtë e imagjinates për ata pseudo historian apo “intelektualë” shqiptarë, që sot e dje përpiqen sa munden për të retushuar historinë tragjike të popullit shqiptar nën komunizëm.

Vetë gjyshja ime të cilën e desha me gjithe shpirt, ka treguar: “për njëzet e katër orë kanë vdekë në kampin e Turanit tridhjetë e tre fëmijë. Në çdo cep të kazermave, mrena e jashtë veç britmë e vaj ndigjojshe. Hidhërim të madh për vdekjen e atyne vocrrakëve, në këtë humnerë të qeverisë dhe dëshpërimi i thellë i familjeve, nuk mjaftonte koha për të hapur vorre…”

Besoj se nuk ka nevojë për më shume. Mbrojtja edhe nga padija e nje krimi nuk të bën të pafajshem se paku moralisht.

Kampi duhet të ngrihet!

 

Memorja historike e shqiptareve nuk duhet të vritet me harresë. Historia e këtij kampi nuk ka të bëjë me tepelenasit e as tropojanet, se askush nuk i pyeti ata, por me komunizmin dhe krimet e tij, me të shkuarën dhe të nesërmen ndryshe të Shqiperisë.