Një histori gati e pabesueshme vjen nga Kina e largët. Më herët gjatë këtij viti, një çift i ri, ai 26 e ajo 24 vjeçe, takuan gjinekologen Liu Hongmei, kur më herët gjatë këtij viti, një ekip mjekësh vizituan fshatin e tyre që ndodhet në qytetin Bijie, në provincën jugperëndimore Guizhou.

“Çifti ishte shumë i ri, burri 26 dhe gruaja 24. Ata ishin shumë të shëndetshëm, por megjithëse u martuan dhe për katër vjet, nuk mund të riprodhoheshin”, citohet mjekja nga media lokale “Guiyang Evening Post”, në një artikull publikuar tre ditë më pare.

“Familja e tyre u transmetonte atyre shumë stres për shkak të kësaj”, shtoi ajo. Sipas saj, çifti i kishte treguar se kishte marrëdhënie të rregullta seksuale, të cilat gruaja i cilësoi si “jashtëzakonisht e dhimbshme”, por ajo e përballonte vuajtjen me shpresën për të mbetur shtatëzënë.

 

Simptomat e gruas i lanë mjekes Liu të besonte se ajo mund të kishte një lloj sëmundje gjinekologjike. Liu tha se ishte “e tronditur” kur pas një ekzaminim zbuloi se gruaja ishte e virgjër. Ekzaminimet e mëtejshme mjekësore zbuluan se çifti prej katër vitesh kishte kryer seks anal.

 

Doktoresha u dorëzoi atyre një manual dhe i përcolli me disa këshilla, që duket se funksionuan, pasi disa muaj më vonë erdhi lajmi se gruaja ishte shtatzënë, shkruan Panorama.

 

“Katër vjet martese dhe as burri e as gruaja nuk dinin se si të mbeteshin shtatzënë. Çiftet që nuk kanë njohuri të përgjithshme janë shumë të rralla”, shprehet doktoresha.