Edhe pse janë ditët e fundit të Gushtit, në Itali e Slloveni ka nisur të bjerë dëborë. Në zonat malore në veri të Italisë niveli i dëborës ka arritur në mbi 25 centimetra në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit.

Temperaturat kanë rënë ndjeshëm në zonat malore, ku mesatarja arrin deri në 10 gradë Celsius. Termometri ka shënuar -4 gradë këto ditë në masivin malor të Dolomiteve.

Për banorët e zonës së Alto Adige, ky është një fenomen i rrallë, pasi zakonisht dëborën e presin rreth Tetorit. Vala e të nxehtit afrikan që karakterizoi muajin Gusht duket se është tërhequr nga e gjithë Europa, duke sjellë zbritjen e temperaturave dhe reshje.