Një grua e cila ka shpenzuar 60 mijë paund me kukulla-foshnje që duken si të gjalla, pasi iu tha se nuk do të kishte kurrë fëmijë, është bërë nënë për herë të parë.

Victoria Andrews, 26 vjeç, nga Buckinghamshire, Angli, filloi koleksionimin e lodrave kur ishte adoleshente pasi u diagnostikua me sindromën ovariane policistike, duke e lënë të besonte se ajo s’do të kishte kurrë fëmijë të saj. Nëna e vetme, e cila jeton me prindërit e saj, ishte e tronditur kur zbuloi se ishte shtatzënë vitin e kaluar dhe solli në jetë djalin Tobias në Maj.

Ajo tha me shaka se djali i saj ka 40 vëllezër dhe motra dhe se ajo është nënë e 41 fëmijëve.

Vitin e kaluar Victoria Andrews filloi të merrte një medikament për të ndaluar rritjen e qimeve në fytyrë, gjë që është e zakonshme te femrat që vuajnë nga kjo sindromë. Por ajo beson se medikamenti përmirësoi edhe fertilitetin e saj.

“Provova kaq shumë gjëra në të kaluarën por asnjëra nuk funksionoi, nuk besoja se kjo gjë mund të ndodhte me të vërtetë”.

“Unë dhe partneri im nuk përdornim masa mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale sepse nuk kishim nevojë”. Kjo gjendje ndikon në vezoret dhe mund të shkaktojë çrregullimin e menstruacioneve, duke e bërë më të vështirë ngjizjen e një fëmije.