Të gjithëve na ka ndodhur që në momente të caktuara të jetë sonë të kemi patur probleme shëndetësore me stomakun si kapsllëku apo diarreja, apo në rastin më të keq të jemi helmuar, por kur bëhet fjalë për apendicitin, të cilin shpeshherë e konsiderojmë si një ”organ” të parëndësishëm të trupit jemi të papërgatitur.

Edhe pse apendiciti (inflamacion i apendiksit) është më pak i zakonshëm, rreth 5% e popullsisë kanë probleme me të dhe rrezikojnë të përfundojnë në sallën e operacionit si pasojë e plasjes së tij.

Nëse nuk trajtohet, apendisiti mund të plasë dhe t’ju rrezikojë jetën, për këtë arsye ju njohim me 5 shenjat paralajmëruese të trupit që nuk duhet t’i injoroni kurrë:

1.Keni dhimbje të forta barku: Apendiciti zakonisht shkakton dhimbje që përhapen nga kërthiza drejt pjesës së poshtme të barkut, në anën e djathtë. Edhe pse kjo nuk do të thotë medoemos që po ju plas apendiksi, mund të keni nevojë për një eko. Shumë njerëz mund të përjetojnë dhimbje në pjesë të ndryshme të stomakut ose në anën tjetër.

Dhimbja mund të përkeqësohet gjithashtu nëse lëvizni këmbët ose barkun, kolliteni ose teshtini; ose tronditeni, për shembull gjatë udhëtimit me makinë.

2.Keni të përziera, villni dhe nuk keni oreks: Nëse keni të përziera dhe të vjella, përveçse dhimbje të tmerrshme në stomak, duhet të bëni një kontroll. Inflamacioni i apendiksit shpesh prek pjesë të tjera të traktit gastrointestinal dhe sistemit nervor dhe çon në të përziera dhe të vjella

3.Shkoni në tualet më shpesh se zakonisht: Tek disa njerëz, apendiksi është i pozicionuar në pjesën e poshtme të legenit, prandaj është shumë afër fshikëzës. Nëse fshikëza bie në kontakt me një apendiks të inflamuar, fillon të inflamohet dhe irritohet edhe ajo. Prandaj dhe ndieni sikur duhet të urinoni gjatë gjithë kohës ose keni dhimbje kur urinoni.

4.Keni ethe dhe temperaturë: Temperatura e lartë dhe ethet paralajmërojnë për inflamacion të apendicitit.Nëse keni gjithashtu dhimbje barku dhe gjendja shëndetësore po përkeqësohet edhe më shumë, konsultohuni me mjekun.

5.Keni probleme me qarkullimin e gjakut: Me përkeqësimin e infeksionit dhe zgjerimin e tij në pjesë të tjera të trupit, truri fillon të ketë mungesë të oksigjenit dhe nuk funksionon normalisht, duke krijuar kështu edhe problemet e para me qarkullimin e gjakut në pjesën e poshtme të abdomenit.