Rrëfimi befasues i ekspertit të Microsoft: Fshini menjëherë llogaritë tuaja sociale!

Njeriu me dreadlock(një lloj bishtaleci i arritur duke i mbledhur flokët në mënyra të përsëritura dhe të ndryshme) denoncon prej vitesh mëkatet e botës dixhitale, nga rreziku i përfundimit në objekt të një kontrolli global, tëk pasojat katastrofike të kulturës falas. Shumë prej parashikimeve të tij janë vërtetuar.

Fama si eksponent i lartë i një pararojë kritike ndaj Information Technology të cilën gëzon pionieri amerikan i “realitetit virtual” është e lidhur edhe me përvojën e tij të drejtpërdrejtë të maturuar në Silicon Valley. Jaron Lanier punon akoma sot si zhvillues tek Microsoft, por vazhdon të shkruajë libra lidhur me pushtetet okulte të internetit, duke fituar çmime letrare. Në librin e tij të fundit arrin që të jetë më i drejtpërdrejtë dhe më provokator se tek të mëparshmit. Titullohet “Dhjetë arsye për t’i fshirë menjëherë të gjitha llogaritë tuaja sociale” dhe është shkruar përpara skandalit me abuzimin e të dhënave nga ana e Facebook, të cilin Lanier – dhe kjo nuk të habit aspak – e kishte parashikuar tashmë. Jo rastësisht, kohët e fundit “New York Times” e ka quajtur «orakull».

Zoti Lanier, “CEO”-ja i Facebook, Mark Zuckerberg, në seancën e tij dëgjimore të dhënë në Parlamentin Europian pas skandalit të të dhënave në pjesën më të madhe ju ka devijuar pyetjeve.

«Më ka habitur shumë fakti që pyetjet janë bërë në sekuencë, pa e thumbuar. Kështu, Zuckerberg ka thënë vetëm atë që donte. Kjo më bën të qesh: Facebook dhe shërbimet që ai kontrollon, si WhatsApp, Instagram dhe Messenger, janë në gjendje që të monitorojnë dhe të manipulojnë çdo individ».

Zuckerberg ka theksuar se Facebook nuk ushtron asnjë monopol dhe se sipas mendimit të tij falë zhvillimit të inteligjencës artificiale do të mbyllen episodet e manipulimit apo e nxitjes së urrejtjes. E besoni?

«Natyrisht që jo. Në Silicon Valley të gjithë, ama të gjithë, e dinë se është gënjeshtër. Nuk mendoj se ka ndonjë njeri që i beson qoftë edhe një fjale të vetme nga ato që ka thënë Zuckerberg. As në Facebook».

Pas skandalit, ju theksoni nevojën e ndryshimit të modelit biznesor të Facebook: eliminimin e publicitetit dhe futjen e shërbimit me pagesë, pakashumë siç bën Netflix (një platformë video që shpërndan online përmbajtje të tilla si filma seriale televizive dhe argëtim, shënimi im.).

«Unë nuk jam kundër publicitetit në përgjithësi, por kundër atij të shënjestruar ndaj individit, të bazuar mbi të dhënat e përdoruesit të mbledhura me qëllime manipuluese, siç bën Facebook. Në këtë mënyrë ushtrohet një fluks i madh mbi qasjen e përdoruesve, duke u hapur rrugën personazheve më të turpshëm, që synojnë të shkatërrojnë shoqërinë tonë, dhe me këtë u referohem jo vetëm disa platformave të caktuara ruse që kanë influencuar fushatën elektorale amerikane. Në përkeqësimin e gjërave ndërhyn fakti që në këtë sistem gjendjet shpirtërore negative si frika, paranoja, zilia dhe urrejtja përhapen më shpejt se ato pozitive. Urrejtja është një instrument më efikas kur bëhet fjalë për të manipuluar individët me ndihmën e algoritmeve. Ajo që bën gjithçka të mundur është modeli biznesor ekonomik i Facebook. Është ky problem qendror. Ideja e financimit të internetit nëpërmjet modifikimit komportamental ka lindur në këtë shekull. Ka qenë një gabim trashanik, që duhet korrigjuar (psherëtin). Por është e vështirë të arrihet. Një hap i rëndësishëm është apelimi i drejtpërdrejtë kompanive të mëdha teknologjike që t’i ndryshojnë gjërat».

A nuk është shumë idealiste t’i besosh shpresësh?

«Absolutisht jo. Prej një viti e gjysmë e këtej, një numër gjithnjë e më i madh zhvilluesish dhe ish drejtuesish të Silicon Valley janë shprehur në terma mjaft kritikë ndaj asaj që kanë krijuar. Dhe nuk ka frikë që të shprehen publikisht në terma kritikë. Pak vite më parë nuk ishte kështu. Është një ndjesi e bukur».

Ju jeni akoma sot punonjës i Microsoft. A nuk krijon kjo një konflikt interesi?

«Jo. E kam thënë gjithmonë hapur se nuk flas në emër të Microsoft. Kam një marrëveshje me kompaninë që e ruan lirinë time akademike. Por në këtë kontekst dua të sqaroj se vetëm Google dhe Facebook i manipulojnë qasjet në masën që kam përshkruar. Kjo nuk vlen për Apple, Amazon dhe Microsoft. Nga kolosët e teknologjisë së informacionit, Google dhe Facebook janë të vetmit që nuk kanë arritur t’i diversifikojnë strategjitë për të nxjerrë fitime nga rrjeti. Tani varen totalisht nga ky model manipulimi, pikërisht si përdoruesit e tyre. Nuk besoj se në Google dhe Facebook punojnë dashakeqës që synojnë të shkatërrojnë shoqërinë tonë. I njoh, nuk janë të tillë. Ama kanë kryer një gabim të frikshëm».

Në librin tuaj të ri shkruani se frika dhe urrejtja janë karburanti më i mirë i rrjeteve sociale dhe tregon pa doreza rreziqet që vazhdimi i sistemit sjell për mibjetesën e species dhe të demokracisë. Jo vetëm kaq: theksoni se rrjetet sociale nxjerrin më të keqen tonë, deformojnë realitetin, minojnë aftësinë tonë për simpati.

«Po, mediat sociale nxjerrin më të keqen tonë dhe kam anashkaluar shumë tema të mprehta që i përkasin këtij aspektin, si për shembull e ashtuquajtura “Revenge Porn” (domethënë shpërndarja e videove private me sfond seksual të xhiruara bashkë me partnerin për t’u “hakmarrë” për këtë të fundit, shënimi im.). Nuk mund të vazhdohet të ecet kështu. Mund të jetohet pa këtë shpifësirë që shkatërron shoqërinë. Largimi nga rrjetet sociale është mënyra e vetme për të zbuluar se çfarë mund ta zëvendësojë këtë projekt madhështor të dështuar. Ama e kuptoj mirë se jo të gjithë mund ta bëjnë. Natyrisht, nuk dua që njerëzit të shkatërrohen për të të protestuar kundër Facebook: nëqoftëse e kanë profesionalisht të domosdoshme që të kenë një llogari në Facebook, Tëitter apo Instagram, ska problem, por i ftoj që të shumëfishojnë përpjekjet për t’ia reduktuar dëmet. Sipas mendimit tim, kush mund t’ia lejojë vetës mbylljen e llogarisë, e ka detyrimin moral që ta bëjë. Me Facebook dhe Google është si t’i paguash haraçin krimit të organizuar. Por fakti që ushtrojnë një kontroll monopolist mbi vëmendjen dhe komunikimin midis njerëzve nuk do të thotë se nuk mund të luftohen».

Po t’ju dëgjosh ju, Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë ekuivalente me heroinën dixhitale. Lënia nuk të fut në krizë mungese?

«Po, kam frikë se është kështu. Reagimi dopaminergjik, adrenalina që ngjallin tek ne like-t dhe komentet ndaj postimeve janë fryt teknikash të përdorura kinse nga rrjetet sociale për të krijuar varësi. Për të dalë, duhet t’i luftosh».

Rregullimi i ri europian në lëmin e mbrojtjes së të dhënave perosnale (General Data Protection Regulation, GDPR) është ndopak i dobishëm në këtë aspekt?

«Është një fillim i mirë, ndoshta paksa çorientues. GDPR-ja kufizohet në ruajtjen e sferës private, nuk hyn në thelmelin e manipulimit dhe të varësisë të krijuar duke influencuar sjelljen nëpërmjet algoritmeve. Publiciteti i personalizuar është vetëm një component i sistemit të “modifikimit të sjelljes” në Facebook. Gjithçka që ka të bëjë me navigimin tonë online është i projektuar në mënyrë të tillë që ta bëjë përdoruesin gjithnjë e më të varur».

Thuhet se gjatë 30 viteve të fundit ju keni takuar shumë herë Donald Trump…

«Po».

Vëreni ndonjë ndryshim midis Trump paradixhital dhe “Presidentit të tweet-eve” të sotëm?

«Patjetër, shoh një diferencë të madhe, ama në negativitet. Në Neë York ka shumë personazhe si puna e tij, midis mburravecit, falsifikatorit dhe shoëman. Në rastin e Trump, e kam kuptuar menjëherë: është krejtësisht i pabesueshëm, një që qeshte gjithmonë me batutat e tij. Qysh kur ka kandiduar, ka zhvilluar një varësi ndaj mediave sociale, bota i është dëshmitar. Trump është i droguar me Tëitter dhe kjo varësi, për ndonjë motiv të çuditshëm, e ka minuar sigurinë e tij. Megjithëse duke pasur një pushtet të madh, tregon një pasiguri të habitshme. Sillet sikur të ishte i shtypur. Është sjellja tipike e shkaktuar nga varësia».

Si ka mundësi që në internet urrejtja shitet më mirë sesa shpresa?

«Gjendjet shpirtërore negative janë më infektuese dhe më jetëgjata. Kurse ato positive kërkojnë më shumë kohë që të zënë vend dhe zhduken më me shpejtësi. Duhet shumë pak për të krijuar panik e eksituar shpirtërat dhe shumë në fakt për të gjetur qetësinë. Google dhe Facebook funksionojnë në bazë të një sistemi me feedback shumë të shpejtë. Është kjo ajo që u intereson klientëve të tyre, reklamuesve: unë i quaj thjesht manipulues. Postimet që përhapin gjendje shpirtërore negative garantojnë një impact më të madh, pasi reagimi i përdoruesit është i menjëhershëm dhe interesi më jetëgjatë».

Shumë ish kolegë të Silicon Valley ju konsiderojnë si tradhëtar.

«Në fund isha mësuar që konsiderohesha ekstremist. Por sot era ka ndryshuar. Tashmë në Silicon Valley has në një numër të tillë konsensusesh sa kam frikë se mos bie në banalitet. Kërkoj që të mos bëj gurun. Them vetëm atë që mendoj».(Martin Scholz për ”Die Welt”) /

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...