MË SHUMË SE 12 MIJË TË HUAJ JETOJNË NË SHQIPËRI

Në momentin kur shqiptarët janë të dytët në Evropë për kërkesën e azilit në pesë vitet e fundit, vendi jonë është kthyer në një hapësirë interesante jetese për shumë shtetas të tjerë.

Në të dhënat e publikuara nga INSTAT, në vitin 2017, 12.906 banorë janë të huaj, duke shënuar rritje me 3,1 %, krahasuar me 2016.

Pjesa më e madhe e tyre janë nga kontinenti Europian, edhe pse njeh një ulje të përqindjes së tyre që vijnë të jetojnë në Shqipëri.

Pjesa më e madhe e tyre janë në Shqipëri për arsye punësimi, ndërsa ka një rritje të madhe të personave që kanë kërkuar azil për të jetuar në Shqipëri.

E krahasuar me vitin 2005, rritja e të huajve që jetojnë në Shqipëri ka qenë e konsiderueshme, ndërsa raporti i ekstemeve të viteve 2015 – 2018, shkon nga 2.4 mijë persona në 12.9 mijë persona.

Nga ana tjetër, aplikimet për leje qëndrimi kanë njohur gjithashtu një rritje ëprgjatë vitit 2017. Të dhënat flasin për shtim të numrit të shtetasve italian, kosovar, grek, amerikan, kinez, sirian dhe britanik.

Nga ana tjetër, edhe pse me një numër të lartë, kanë një rënie shtetasit Iranian që kanë aplikuar. Gjithsesi, mbajnë vendin e parë.

Në vitin 2017, sipas arsyes, të huajt që aplikojnë për leje qëndrimi për punësim zënë 49,1 % të të huajve gjithsej,

ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar me 23,1 %, aplikimet për qëllime humanitare me 18,4 %, aplikimet për studime me 5,1 % dhe aplikime për arsye të tjera me 4,3 %.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...