Trevat tona shqiptare e kanë të shkruar historinë e tyre shqip dhe mbartin pasuri të mëdha natyrore.
Por sa dimë për trevat tona shqiptare në Malin e Zi? Sa dimë për rezistencën që ata kanë bërë ndër luftëra të shumta për të ruajtur identitetin e tyre shqiptar?

 

I ndodhur atje poshtë, rrëzë liqenit të Shkodrës, fshati “Besa” që edhe emrin e veçantë e ka marrë nga besa e shqiptarit, bërtet edhe sot me të madhe “Unë jam Shqipëri!”

 

Ky fshat, i cili ndodhet në rrethin e Tivarit, ndër vite ka qenë në “listën” e malazezëve për ta pushtuar, së bashku me fshatrat përreth tij.

 

Një ndër luftërat më të përgjakshme midis malazezëve dhe shqiptarëve, e bërë në këtë krahinë pikërisht në fshatin ngjitur me Besën, në Muriq është ajo e vitit 1861. Në këtë luftë të përgjakshme humbi jetën edhe

Savo Vujoviç i cili ishte shprehur se në këtë betejë “ ose do vras krye shqiptari, ose do plagosem, ose do vritem” dhe i ndodhi pikërisht kjo e fundit, u vra në betejën e 15 nëntorit të 1861.