Duam t’i garantojmë lexuesit tanë që në krye të këtij artikulli se nuk kanë për të lexuar gjë tjetër më të mirë për sot. Ne kemi përmbledhur nektarin e urtësisë arabe, për të cilat jemi të bindur që do t’i pëlqeni e që do të jetë një kënaqësi t’i lexoni.

Duam nga Ju të na thoni cila ju pëlqeu më shumë, na thoni të preferuarën tuaj, nga thëniet mëposhtë.

Asgjë tjetër përveç thonjve të mi nuk mund ta kruajnë shpinën time dhe vetëm këmbët e mia mund të më çojnë atje ku dua unë.

Askujt nuk i shijon aq shumë ushqimi sesa atij që e ka fituar me mundin e vet.

Biberoni, takimi i parë i fëmijës me gënjeshtren, pastaj vijnë të tjerat.

Bukuria e fytyrës qëndron në bukurinë e karakterit.

Burimi i thellë tërheq shumë njerëz.

Dashurinë gruaja e fsheh 40 vjet, ndërsa hidhërimin, urrejtjen dhe neverinë s’e fsheh dot as një orë.

Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë.

Dora e cila jep gjithmonë është mbi atë e cila merr.

Dora e zënë nuk lyp lëmoshë.

Edukata është më e vlefshme se floriri.

Edhe në qofsh vajzë e sulltanit, një ditë do të thuash po.

Është e urryer këshilla e dhënë para shumë njerëzve.

Faltoret janë shumë të ngushta për ata që kërkojnë Zotin.

Fatin po e hodhe në lumë, do të dalë me një peshk në gojë.

Fjala e urtë nuk hyn në vesh të shurdhër.

Fjala të nderon, fjala të poshtëron, fjala të mbron, fjala të rrëzon.

I dituri që nuk krijon, është si reja që shi nuk lëshon.

I pavendosuri (i luhaturi) mori njëqind goditje me kamzhik dhe njëqind me thupër.

Jeta është si zjarri, fillimi i saj është flaka, mbarimi hiri.

Katër gjëra nuk mund të kthehen mbrapa: fjala e thënë, shigjeta e hedhur, jeta e kaluar dhe rasti i humbur pa u shfrytëzuar.

Këshilloje të pagdhendurin dhe do të të bëjë armik.

Koha është si shpata, nëse ti nuk e pret, ajo të pret ty.

Kopraci është si gomari i ngarkuar me ar, që ushqehet me sanë.

Kur fati ngjitet kah ne, ndihmohet me një qime floku, e kur na lëshon i këput madje edhe zinxhirët.

Kurora e pleqve janë: bijtë, bijat, nipat e mbesat. Lavdia e tyre janë prindërit e tyre.

Kur të jesh kudhër, duro, kur të jesh çekan, godit.

Kur të vdesësh – lotët e motrës do të thahen me kalimin e kohës, lotët e vejushës që le do të ndërpriten ndoshta në krahët e një tjetri, kurse lotët e nënës do të qajnë deri në vdekjen e saj.

Kush ha të ëmbën duhet të durojë edhe të hidhurën.

Kush pi me paret borxh, dehet i pari.

Kush të fal uthull, dhuroji hudhër.

Martesa është si kalaja e rrethuar: ata që janë jashtë dëshirojnë të hyjnë brenda, kurse ata që janë brenda dëshirojnë të dalin jashtë.

Mendo, kujto, fol e mos gabo!

Më mirë një armik i zgjuar se një mik budalla.

Më mirë një vezë e pjekur në kohë paqeje se një ka i pjekur në kohë lufte.

Mos debato me njeriun e urtë dhe as me mendjelehtin, sepse i urti të mund me heshtjen e tij, ndërsa mendjelehti të mund me të sharat e tij.

Ndryshimi në mes të diturisë e pasurisë qëndron në atë se: dituria na ruan, kurse pasiurinë de duhet ta ruajmë dhe se, dija duke shkuar shtohet, ndërsa pasuria zvogëlohet.

Në pemën e heshtjes varet fryti i paqes.

Pa dashurinë për popullin tënd s’ka dashuri për popujt e tjerë.

Pasuria zbulon cilësitë e këqija që fsheh varfëria.

Mos harroni t’i ndani me miqtë dhe të na thoni cila ishte e preferuara juaj!