Dua Lipa prej kohësh ka qenë kryefjalë e mediave rozë shqiptare. Performanca e saj në koncertin Sunny Hill në Prishtinë dhe më pas pushimeve në plazhet turke duket se kanë lënë gjurmë në jetën e saj artistike.

Bukuroshja Lipa ka festuar 23 vjetorin e saj të lindjes në plazhet fantastike spanjolle të Ibizas. Zeshkania është duke u shoqëruar me familjarët, të dashurin si dhe miqtë e bashkëpunëtorët në karrierën muzikore.

Ajo ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke u kënaqur në maksimum.