all me rrnue, e gjyq me vdekë”…thotë një shprehje e mençur shqiptare. Nuk mjafton që shqiptari përballet me një luftë të vazhdueshme për të sfiduar vështirësitë e jetës së përditshme, por duhet të fillojë që në të gjallë të mendojë për “krevatin” e vdekjes.
Në kushtet kur nuk ka më vende në varreza, shqiptarët kanë filluar të “prenotojnë” tokën ku do të prehen një ditë përjetësisht. “Është i zanë”, shkruhet në në një tabelë të vendosur mbi një varr bosh.