Në studimet më të fundit është zbuluar se ka shtresa akulli në sipërfaqen e Hënës. Sipas shkencëtarëve mësohet se dy depozitat janë gjetur në polin verior dhe atë jugor dhe ka mundësi që datojnë nga kohërat e lashta.

Rezultatet kanë ardhur nga një mision indian, i cili ka ekspoluruar Hënën në vitet 2008-2009. Detajet e punës janë publikuar në revistën shkencore, Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).

Sipas studimit, shumica e akullit është e koncetruar nëpër kraterë, derisa në polin verior, akulli është më shumë i shpërndarë. Instrumenti, i vendosur në anijen kozmike, Chandrayaan, Moon Mineralogy Mapper (M3) ka identifikuar tri zona të akullit në sipërfaqe të Hënës, REL.

M3 jo vetëm që arriti të kapë vetitë reflektive që priten nga akulli, por ishte në gjendje që në mënyrë të drejtpërprejtë të masë molekulat e akullit që absorbojnë dritën infra të kuqe. Kjo do të thotë se shkencëtarët kanë parë se akulli dallonte nga uji i lëngshëm, avulli dhe akulli i ngurtë.