SIMBOLI I SHQIPONJËS ‘PUSHTON’ JAPONINË, ARSYEJA: NJË DASËM

Një çift shqiptaro-japonez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasëm në Tokio të Japonisë.

Kështu, shqiptari Arbër Demo dhe japonezja Mana Aoki janë martuar në një ceremoni dasme në kryeqytetin japonez.

Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë fotografi shumë të veçanta, të cilat jo vetëm sjellin atmosferën e bukur nga hoteli ku është zhvilluar ceremonia,

por pas çiftit të sapo kurorëzuar duken dasmorët, më së shumti nga ana e nuses, të cilët formojnë të gjithë simbolin e shqiponjës me duar.

Mesa duket simboli i famshëm që identifikon Shqipërinë ka ‘fluturuar’ deri në Japoninë e largët, duke na mbushur me atdhetarizëm.

Ndër momentet e këndshme të dasmës veçohet veshja e çiftit me kostumet kombëtare shqiptare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...