Temperaturat e larta që përshinë vendin tonë si dhe rritja e numrit të turistëve, ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmën e urgjencës.

Mbi 500 thirrje telefonike në ditë janë regjistruar vetëm gjatë muajit Gusht në Qendrën Kombëtare të Urgjencës.

“Përditë është ngritur helikopteri, janë rreth 430 thirrje në dite, nga 100 që ka qenë më parë, i bie katërfishim . Mosha më e prekur janë moshat e thyera dhe fëmijët”.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës na tregon se ndryshe nga një vit më parë, fluksi i lartë i turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë, ka shtuar edhe numrin e aksidenteve rrugore dhe atyre ujore.

“Ka pasur shumë aksidente ujore dhe automobilistike, traumat në ujë dhe zonat e panjohura nga turistët, 7 janë dëmtuar që në vendngjarje.

Probleme shëndetësore neurologjike, kardiake dhe traumatike janë ato me të cilat janë përballur më së shumti ekipet, dhe 8 autombulanca në kryeqytet dhe 17 të tjera përgjatë vijës bregdetare”.

Mjekët këshillojnë të tregohet kujdes në zonat bregdetare të panjohura si deh të evitojnë daljet në pikun e vapës.