Për të zbatuar rregullat e qarkullimit në radhë të parë është e nevojshme sinjalistika rrugore. Por ne qytetin e Shkodrës kjo e fundit mungon ndersa vijat e bardha jane fshire nga i nxehti i kësaj vere.

 

Edhe pse per vendosjen e tyre eshte nje fond i vecante i menaxhuar nga bashkia si pergjegjese per sinjalistiken rrugore , abuzimi nis fill me cilesine e bojes e cila mjafton me nje shi per tu fshire.

 

Ne keto kushte qytetaret megjithe deshiren per ti zbatuar regullat e sinjalistikes kjo e fundit mungon duke u bere shkak per aksidentet U duk se institucionet përkatëse, që merren me rrugët, do të bënin një kthesë me vijëzimin e rrugëve kryesore, por cilësia e dobët, ka bërë që rrugët të kthehen në gjendjet e mëparshme, ku mungesa e sinjalistikës e bën të vështirë kalimin e qytetarëve në udhëkryqet kryesore të qytetit.

 

Nëse i referohemi statistikave policore të ngjarjeve rrugore me pasoja fatale, këmbësorët mbeten më të prekurit nga aksidentet rrugore. Mjaftojnë disa minuta reshje shiu, apo ekspozimi në diell që këto viza të zhduken duke bërë kështu që rrugëve tu dalë boja. Kjo e gjitha përkthehet në punën e dobët dhe aspak cilësore që bëhet.

 

Këto pra janë rrugët ku qytetarët kalojnë cdo ditë dhe bie në sy që vizat e bardha janë fshirë. Por kjo nuk është dicka e re pasi një situatë e tillë është prezente prej vitesh. E megjithëse procesi i shënjimit të sinjalistikës në rrugë përsëritet në rastet e zgjedhjeve, problemi mbetet i njëjtë në këto 27 vjet, pasinqeriteti i strukturave të ndryshme për t’iu përgjigjur qytetarëve në gjërat që ata kanë të nevojshme.