Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në familjen e Admir Bokrinës në Oblikë të Shkodrës. Kreu i shtetit shprehu ngushëllimet e tij familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur në tragjedinë e Italisë pas shembjes të urës Morandi.

Presidenti tha se tragjedia e Italisë duhet të shërbejë për një reflektim edhe për shtetin shqiptar për të riparë dhe për të ndërhyrë tek ato vepra që mund të rrezikojnë.

Meta u shpreh se përfaqësues të shtetit shqiptar kanë marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të zhvilluar në Gjenova të Italisë për viktimat që humbën jetën nga shembja e urës.

Admir Bokrina dhe Marjus Djerra janë dy shqiptarë mes shumë viktimave të tjera që humbën jetën në tragjedinë e ndodhur në Itali.