Shqiptarët nuk e marrin seriozisht “Sigurinë”, pasojat që vijnë nga indiferenca janë serioze

Në nivelin ndërkombëtar ekzistojnë tre terma për të konceptuar sigurinë; – safety; koncept i cili i referohet sigurisë së individit, konsiston në marrjen e masave për parandalimin, mbrojtjen nga aksidentet, fizike dhe morale, direkte dhe indirekte si pasojë e proceseve dhe pakujdesive në punë; –

security; koncept i cili studion dhe administron masat e nevojshme që duhen marrë për parandalimin e ngjarjeve, mbrojtjen fizike të institucioneve, objekteve, mbrojtjen e informacioneve të rezervuara dhe sekrete të arkivuara fizikisht apo të ruajtura në sistemet dhe arkivat elektronike,

njohjen e rrezikut me qëllim shmangien e pasojave, si dhe formimin, informimin dhe trajnimin e punonjësve për përballimin e situatave të krijuara, – emergency: koncept i cili i referohet të gjitha veprimtarive individuale dhe sociale që

planifikohen dhe aplikohen në rastet kur masat e marra për të garantuar sigurinë janë të pamjaftueshme. Strukturat që veprojnë për vendosjen dhe qëndrueshmërinë e “sigurisë” gjatë emergjencave, janë institucionet e shtetit, si policia, zjarrfikëset, ndihma e shpejtë, mbrojtja ushtarake, civile, etj.

Nga Roland Tashi

Konceptimi
Baza për të konceptuar një sistem sigurie, duhet të jetë pasojë e analizës së detajuar të elementeve dhe funksioneve të rrezikuara. Konceptimi i nevojës për siguri dhe mbrojtje të pjesshme, ndikon dhe kushtëzon organizimin e përgjithshëm të sigurisë

Vlerësim i pakët për çështjet e sigurisë
Duke ju referuar praktikave dhe veprimtarisë së përditshme, vërehet se shoqëria jonë ende nuk ka njohje dhe vlerësim korrekt për çështjet e sigurisë, pavarësisht se përvoja ka treguar dhe na ka mësuar se pasojat që vijnë nga indiferenca

apo formimi i pamjaftueshëm në këtë fushë, shpesh janë serioze, duke kërkuar kosto të mëdha për t’u rikuperuar.

Duhet kuptuar se siguria, pavarësisht subjektit, institucionit, vendit, territorit apo shtetit, si objekt kryesor, efekt përfundimtar ka pasur dhe do të ketë njeriun, mbrojtjen e

tij, duke përcaktuar rreziqet që atij mund t’i shfaqen, si dhe duke vepruar për eliminimin e tyre nëpërmjet një organizimi të përshtatshëm të shoqëruar me masa efektive. Siguria nuk mjaftohet vetëm me mbrojtjen, sigurinë individuale, sigurinë kolektive dhe disponimin e teknikës së nevojshme, por në radhë të parë, me një përdorim dhe koordinim korrekt dhe efikas të tyre.

Në këtë kontekst, nuk duhet përjashtuar në asnjë rast roli që luan individi, i cili përbën një potencial të rëndësishëm për sigurinë, por është shumë e rëndësishme të theksohet nevoja që ata kanë për t’u formuar, për t’u informuar, për t’u trajnuar e për t’u përgatitur në mënyrë të

vazhdueshme. Në Europë, çështja e “Continuing Training” (Formimit të vazhdueshëm) dhe rritjes së investimeve për sigurinë, përbën një problem dhe angazhim shumë konkret të institucioneve dhe subjekteve të interesuara.

Cikli i sigurisë
Cikli i sigurisë përbëhet nga tre momente kryesore, të cilat mund të përmblidhen si më poshtë;

Analiza; përmbledh bazën legjislative dhe normative të veprimtarive dhe proceseve që do të organizohen.

Masat; parashikojnë dy grupime të mëdha, ato që lidhen me masat parandaluese dhe ato që lidhen me masat mbrojtëse. Masat mund të jenë aktive, pasive, strukturore, administrative dhe disiplinore.

Menaxhimi; është procesi që duhet ta mbajë aktive dhe ta rrisë nivelin e sigurisë, nëpërmjet studimeve të ndryshme të proceseve të ekspozuara dhe rrezikuara, përditësimit të masave të marra, formimit, informimit dhe trajnimit të burimeve njerëzore,

mirëmbajtjes së sistemeve, hartimit të planeve të sigurisë, planeve të evakuimit dhe stërvitjes. Përmirësimi dhe rritja e nivelit të sigurisë duhet të bazohet mbi analizën e gjendjes dhe situatave reale, duke mos u mjaftuar vetëm tek analizat dhe studimet e kryera pas një ngjarje

të ndodhur. Siguria mbështetet në parimin klasik se masat që kanë qëllim parandalimin, kanë kosto shumë herë më të favorshme se pasojat.

Shërbimet sigurisë përmbushin detyra të përcaktuara në aktet ligjore dhe normative, duke vendosur rregulla nëpërmjet urdhrave, udhëzimeve, procedurave të cilat kanë si qëllim kryesor sigurinë fizike

të personelit, të informacionit, të rrjeteve të komunikimit, shkëmbimit, transmetimit të informacionit të klasifikuar si dhe mbrojtjen e pronës dhe aseteve të ndryshme civile dhe ushtarake.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...