RRËFIMI I TË RIUT SHKODRAN: DROGA DASHURI, URREJTJE, SHKATËRRIM

Ky është Riad Celufaj dhe fjalët që tha janë historia e jetës së tij. 24 vjeçari nga Shkodra tregon dashurinë dhe luftën me drogën, betejë që herë e ka fituar dhe herë e ka humbur. Po si e nisi Riadi përdorimin e dozave të heroinës kur ishte vetëm 18 vjeç.

 

Rrrugëtimi me drogën për Riadin nuk ishte asgjë tjetër veçse një shkatërrim. Vjedhje, borxhe, mashtrime, ndarje nga familje, ndarje nga miqtë dhe të gjitha këto të lënë të kuptosh se 24 vjeçari ka prekur fundin.

 

Por Riad Celufaj për fat të mirë prej 6 muajsh ka gjetur forcë dhe është shkëptur nga përdorimi i drogës. Sot më shumë se kurrë ky 24 vjeçar kanë nevojë për të gjithë, për familjen, për shokët, për shoqërinë dhe akoma më shumë për shoqatat, institutucionet apo individë që kujdesen për këtë shtresë personash.

 

Rrëfimi i Riadit nuk mbaron me kaq. Ka diçka shumë të rëndësishme për t’i thënë të gjithë të rinjve shkodran dhe jo vetëm që rrezikojnë të bien në kurthin e përdorimit të drogës.
Riad Celufaj gjeti forcën dhe doli në ekran duke kërkuar publikisht ndihmë.

 

Jemi të sigurtë që janë me dhjetra e qindra të tjerë në të tilla kushte për të cilët duhet të tregojmë vëmendje dhe në një situatë të tillë Star Plus i bën apel të gjitha institucioneve që t’i gjenden sa më pranë kësaj shtrese vulnerabël.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...