Pas një rrugëtimitek Vllaznia të cilën e mbylli me marrëveshje futbollisti shkodran Erjon Vucaj vendosi të vijonte rrugëtimin e tij por jo me skuadrën kuqeblu. Fillimisht kaloi në formën e huazimit tek skuadra gjirokastrite e Luftëtarit të cilët luanin në Kupat e Europës. Pasi kanë zhvilluar ndeshjet pjesëmarrëse në këtë kometicion bashkëpunimi mes Vucaj dhe Luftëtarit u mbyll.

 

Më tej mendohej se mesfushori shkodran do të bëhej pjesë e Teutës por as kjo nuk ndodhi pasi Erjon Vucaj është blerja më e re e eipit në Kosovë e Drita ku kalimi I tij u bë në ditën e fundit të afatit për sa I përket afrimeve në skuadra dhe është prezantuar në ambientet e klubit.

 

CV-ja e tij e pasur dhe përvoja e madhe ka bindur drejtuesit e Dritës për të firmosur me Vucajn, futbollist me të cilin ishin edhe në të kaluarën kanë pasur bisedime mes tyre në merkaton e janarit. Paga e tij nuk ështeë bërë publike, por mësohet se ai mund të përfitoje rreth 2,000 euro në muaj duke përfshirë edhe shpenzimet e tjera materiale, duke mos anashkaluar edhe bonueset që i takojnë komplet skuadrës.

 

Ardhja e Erjon Vucaj tek Drita ka entuziasmuar tifozerinë e këtij klubi të mbiquajtur si “Intelektualët” që e shohin mesfushorin shkodran si njerin ndër transferimet më të bujshme të Dritës e cila ka realizuar 10 perforcime. Kështu Erjon Vucaj i bashkohet Edvan Bakajt, Eri Lamcjes dhe Elvis Kajes, si një katershe e madhe që vijnë nga kampionati shqiptarë.