Besimtaret e krishtire kane kremtuar festen e “Te ngjiturit te Zojes ne Qiell”, duke kujtuar edhe dioqezën e Sapës ne trojet e vjetra te kësaj dioqeze ne ishullin e Shurdhahut.

 

Përvec besimtarëve, prezent në këtë shtegtim kanë qënë edhe drejtuesit më të lartë të Bashkisë Vau Dejës, ndërkohë mesha e shenjtë është celebruar nga Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Charles John Brown.

 

Imzot Broën shprehi kënaqësinë e kremtimit në katedralen natyrale siç e quajti ai, kishën që i kushtohet Zojës, në këtë vend të mrekullueshëm të krijuar nga Zoti, me një pamje panoramike mahnitëse në mes të liqenit të Vau Dejës.

 

Ai u ndal edhe në rëndësinë e festës së Ngjitjes së Virgjërës Mari në Qiell, e cila la pas një përshpirtëri të madhe në historinë e Kishës. Më pas, të pranishmit vizituan ishullin e Shurdhahut dhe rrënojat e mbetura të kishave që kanë qenë të ndërtuara në këtë vend