Shumë larg karrikes së kryeministrit, por shumë afër detit që e do aq shumë Edi Rama po shijon këto ditë të nxehta gushti në prani të njerëzve të tij më të afërt . Ashtu siç ka bërë edhe vitet e fundit, destinacioni i tij preferuar vazhdon të mbetet vila

 

rezidenciale në Dhërmi, ku përveç notit, ushqen edhe pasionin për pikturën tek i biri, Zaho. Megjithatë ndonëse me pushime,

Rama shfrytëzon çdo moment për të promovuar turizmin dhe bregdetin shqiptar, e për këtë jo rrallëherë përdor edhe fotografi familjare apo

caste nga rutina e tij e përditshme. Megjithatë videoja e djeshme ka habitur jo pak njerëz. Ai shfaqet duke xhiruar veten tek një berber në jug, me të cilën ndan edhe bisedën e mëposhtme. Video është komentuar gjërësisht në

rrjete sociale ku ka patur komente nga më të ndryshmet. Duhet ta pranojmë që ka zgjedhur strategjinë e duhur, pasi përveç se trajton veten, promovon edhe të rinjtë punëtorë që nuk i mungojnë vendit tonë.