Pak ditë më Star Plus ngriti problemin e shkollave në Shkodër të cilat nuk janë ende gati e madje nuk plotësojnë thuajse asnjë kusht. Një prej tyre është shkolla e Kuçit në Gurin e Zi.

 

Menjëherë pas kësaj kronike, bashkia Shkodër u kujdes të dalë në një konferencë shtypi duke treguar për ndërhyrjet që do bëhen në disa prej shkollave të qytetit dhe njësive administrative.

 

Disa shqetësime ka ngritur drejtori i shkollës së muzikës por për bashkinë tarracat janë brenda standardeve. Anamali dha një përgjigje edhe për mungesën e kaldajës në shkollës 9-vjeçare “Ali Laçaj”.

 

Kjo është një prej shkollave të Dukagjinit totalisht jashtë funksionit por për bashkinë Shkodër nuk do ndërhyhet për shkak se numri i nxënësve është i vogël.