A i dinit më parë këto për misrin?

Misri ka shumë vlera ushqyese që ndikojnë në shëndetin tonë. Ai përmban vitamina, minerale dhe fibra dhe nëse konsumojmë një gjysmë filxhan misri marrim rreth 72 kalori.

Pigmenti që i jep ngjyrën e verdhën misrit të ëmbël përmban lutein dhe vitaminë A, dy element, të cilët mungojnë te misri i bardhë i ëmbël.

Përpiquni të zgjidhni misër të freskët të ëmbël, që është ende në lëvore, e cila duhet të jetë në ngjyrë të gjelbër të ndritshme dhe e shtrënguar fort pas kallirit të misrit. Shmangni misrin e freskët që ka qëndruar jashtë në diell ose në ndonjë vend të ngrohtë, sepse në qoftë se misri ngrohet, sheqeri kthehet në niseshte dhe shija nuk do të jetë aq e ëmbël.

Lëreni misrin në lëvore derisa të jeni gati për ta gatuar dhe për ta shërbyer. Ai do të jetojë për disa ditë në frigorifer, por sa më shpejt ta gatuani, aq më mirë do të shijojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...