VOLEJ FEMRA, VLLAZNIA I KA QËLLIMET E QARTA

Edhe pse në sezon veror tek ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra vojnjnë stërvitjen e ndërkohë kampionati I tyre ka ende kohë të fillojë.

 

Skuadra e drejtuar nga Mark krroqi dhe Adrian Mikopula ka si qëllim që në këtë sezon të jenë një nga ekipet pretendente ku seancat stërvitore I zhvillonë tre herë në ditë edhe pse së fundmi një pjesë e mirë e voljebollisteve janë të grumbulluara me ekipin kombëtarë.

 

Natyrisht që kjo nuk ka bërë që stërvitja të ndalet por të vijohet normalisht. Edhe pse është ende herët tek skuadra e volejbollisteve shkodrane në fazën e dytë mund të bëhen edhe afrimet e nevojshme për të përforcuar skuadrën në mënyrë që të arrijnë edhe objektivin e tyre që të renditen në mes të katër ekipeve më të mira dhe pretendente për tu shpallur kampione.

 

Ajo që duhet vlersuar është fakti se vajzat kuqeblu kanë mjaft dëshirë që të japin më të mirën e mundshme në këtë sezon duke marrë parasyshë se ai I kaluari ishte për tu harruar. Kështu me tre seanca stërvitore në ditë dhe duke i vënë theksin tek disiplina sportive mendohet se tek kjo skuadër do të ketë një përmirsim të dukshëm.

 

Nga sa bëhet me dije akoma nuk është vendosur se kur do të startojë kampionati I volejbollit për femra por pritet se do të jetë përafërsisht në muajin tetorë. Në këtë mënyrë vjazat kuqeblu nën drejtimin e Mark Krroqit do të kenë kohë mjaftueshëm në dispozicion për tu përgatitur dhe rikthyer në rezultatet e larta.

/STAR PLUS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...