Edhe pse me vonesë Vllaznia I është rikthyer stërvitjes në përgatitje për sezonin e ri menjherë pas emërimit të trajnerit Hasan Lika në krye të kuqebluve. E pavarësisht se në ditën e parë ekipi mund të quhet ishte I cunguar ku përveç largimeve të shumta nga skuadra kishte edhe lojtarë që mungonin.

 

Në seancën e parë stërvitore të trajnerit Hasan Lika kanë qenë në dispozicion vetëm 17 futbollistë, ndërsa në të dytën numri i tyre është shtuar në 25 ku pjesa më e madhe e tyre janë futbollistë që vijojnë akoma të jenë nën kontratë me Vllazninë.

 

Por nga sa bëhet me dije tek ekipi kuqeblu në stërvitje I është bashkuar edhe mbrojtësi I “Vllaznia B” Ergi Borshi duke qënë se sezonin e aluar ka qënë një nga lojtarët mjaft të spikatur në ekipin e dytë kuqeblu.

 

Por përveç se Borshi në stërvitje kanë qënë edhe tre lojtarë të tjerë të “Vllaznia B”si Denis Balaj, Sahmet Lushaj dhe Sinisha Rajçeviq. Por nuk mungojnë edhe pjestarë të ekipit U-19 në seancës stërvitore si Rahova, Palushani, Smajli dhe Fikaj ku edhe këta të fundit janë futbollistë mjaft të talentuar dhe që kanë dhënë një përformancë të mirë me ekipin e kuqebluve 19 vjeçarë.

 

Në këtë mënyrë besohet se kontigjenti I nevojshmë për skuadrën shkodrane të jetë I plotë por nuk anashkalohet edhe mundësia e afrimit të ndonjë futbollistit tjetër gjë që e ka pohuar vetë edhe trajneri I sapo emëruar Lika pasi Vllaznia ka nevojë për përforcime në repartin e mbrojtjes dhe të sulmit aty ku nuk ka shumë elementë cilësorë.

 

Pritshmëritë janë që Vllaznia në kategorinë e parë të kenë si përbërje bazë futbollistë vendas ku me këtë kontigjent do të synohet edhe rikthimi sërish në superior.