Pas shumë vitesh negociata, nga ky muaj patentat shqiptare njihen zyrtarisht edhe në shtetin fqinjë Greqi. Marrëveshja e firmosur kohë më parë ka hyrë në fuqi në datën 8 gusht, çka do të thotë kush udhëton drejt Greqisë nuk ka nevojë që të pajiset leje ndërkombëtare.

Por paralelisht me njohjen e lejes së drejtimit tashmë mund të kryhet edhe konvertimi i saj për të gjithë ata që janë rezident në vendin fqinj. Por kjo procedurë kërkon disa dokumenta shtesë.

Sipas të dhënave nga drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor, po negociohet për njohjen e patentave edhe me shtete si Gjermania, Franca e Spanja.