“E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet”, kështu do të shprehej një vit më parë Luis Ejlli në studion e ‘’Pasdite në Top Channel’’ duke pranuar në këtë mënyrë se mes tij dhe vajzës së Jozefina Topallit kishte marrë fund.

 

Edhe pse fillimisht u përpoqën ta mbanin marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së publikut, lidhja e Megi Topallit, vajzës së ish-kryetares së Parlamentit të Shqipërisë dhe djalit të Etheve, ka qenë vazhdimisht ”pre” e portaleve dhe shtypit rozë.

 

Dyshimet e para për ndarjen e tyre në atë kohë u përforcuan kur këngëtari shkodran postoi në Facebook këngën ”Uomini soli”, bashkëngjitur së cilës shkruante ”Për të gjithë meshkujt e vetmuar”, ndonëse asnjë prej të dyve nuk ishin shprehur rreth kësaj teme, derisa ai ishte përballë Jonida Shehut.

 

Por, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit nga ndarja me Megi Topallin, Luiz Ejlli mesa duket nga postimet e tij, nuk e ka marrë ende veten. “Të gjesh një vajzë të sinqertë sot, është njelloj sikur të gjesh Wi Fi në

 

Gjirokastër pa password’’, -shkruan në rrjetet e tij sociale, ndonëse mbetet ende e paqartë nëse e ka me Megin apo me dikë tjetër. Nga ana tjetër vajza e Jozefina Topallit pak kohë më parë është fotografuar në një lokal nën shoqërinë e një djali.

 

 

 

 

LIVING.AL