Kompozitori i madh Prenk Jakova ka patur një lidhje të ngushtë me Vllazninë

Të gjithë besoj e njohin emrin e tij. Prenk Jakova ka qenë ndër kompozitorët më të mëdhenj shqiptarë. Një njeri me shumë vlera dhe që padyshim ka lënë një emër shumë të madh prapa.

Por ky njeri ndonëse i fushës së muzikës, ka lidhje edhe me Vllazninë. Ndoshta shumëkush mund të çuditet por kjo është e vërtetë. Ai ka qenë një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë.

Aq sa në fillimin e viteve ’50 kur u ndërtua stadiumi “Vojo Kushi”, ai shkroi marshin e Sport-Klub “Vllaznisë”, të cilin e këndonin shpesh tifozeria e zjarrtë shkodrane.

Një marsh që për vite e vite me rradhë, ka qenë refreni i skuadrës kuqeblu dhe i tifozëve të Vllaznisë. Ja pra, që sporti dhe arti gjenden gjithnjë e më pranë të lidhur me njëri- tjetrin.

Dhe të mendosh se i madhi Prenk Jakova e ka dashur shumë skuadrën e qytetit të tij, kjo është diçka fantastike.

Prenk Jakova u lind në 27 qershor të vitit 1917 në qytetin e Shkodrës dhe origjina e familjes së tij është nga Gjakova, prej së cilës ata patën marrë dhe mbiemrin.

Kompozitor i shquar dhe themeluesi i gjinisë së operas kombëtare shqiptare, me dy veprat e tij “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe “Mrika”.

Prenk Jakova ishte një kompozitor që krijoj me sukses romanca, kantata dhe këngë. Këngët e tij “Syrin tek qershia”

dhe “Margjelo” janë shumë të njohura dhe për shkak të pupullaritetit që gëzojnë shumë kush i identifikon si këngë popullore shkodrane.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...