ISH PRESIDENTI NISHANI: DO MBETEMI 1 MILION

INSTAT në një publikim të fundit bën me dije se popullsia në Shqipëri është në një rënie. Pas të dhënave zyrtare ka reguar përmes një postim në facebook ish presidenti i Republikës Bujar Nishani. Ish kreu i shtetetit thotë se shqiptarët po largohen çdo ditë për shkak të pasigurisë, frikës, ambientit armiqësor dhe mungesës totale të funksionimit të shërbimit shtetëror.

 

” Shqipëria po zhbëhet! Deri në vitin 2030 ky vend do mbetet me më pak se 1 milion banorë! Por ky institucion tregon se si dhe sa shumë kanë degraduar institucionet e një shteti që duhet të ishte serioz, më e pakta. INSTAT, i paraparë në legjislacion dhe i ndërtuar jo pa vështirësi, si një institucion i pavarur dhe kredibël nuk do mund t’i shpëtonte dot kulturës të ringjallur bolshevike, të kapjes politike dhe trajtimit si një sekretari teknike e propagandës qeveritare.

 

Analiza më e fundit për shpopullimin e Shqipërisë nga ky institut, mbështetet kryesisht në argumentin e raporteve disproporcionale të vdekje/lindjeve në vend duke argumentuar numrin e ulët të lindjeve. Të thuash qesharake është pak. Ti thuash paaftësi, është e pamjaftueshme. Ti thuash veçse një maskë politike, do mbetej e pa plotë”.

 

Më tej ish presidenti bën me dije se 70% e rinisë shqiptare kanë kërkuar të largohen.
“Më 10 gusht, ditën europiane të rinisë, organizmat e pavarur deklaronini se : “70% e rinisë shqiptare kërkonin të largohet nga vendi si rezultat i papunësisë dhe humbjes së besimit tek qeverisja.

 

Shifrat e statistikave serioze të vendeve pritëse tregojnë një emigrim masiv të shqiptarëve renditur pas sirianëve të gjendur në luftë dhe masakra. Tendenca e largimit nga vendi duket të jetë edhe më dëshpëruese pasi ajo reflektohet tani jo vetëm tek të papunët, tek kategoria e shtresës së varfër, tek popullsia rurale,

 

por masivisht edhe tek ai grup që pas shumë përpjekjesh ja kishte arritur të ndërtonte një standard mesatar ekonomik dhe stabilitet jetese familjare. Arsyeja fare e qarte. Pasiguri, frikë, ambjent armiqësor, mungesë totale e funksionimit të shërbimit shtetëror”.

 

 

Qeveritarët qeshen nga ikja e shqiptarëve përfundon statusin e tij ish presidenti Nishani.
“Ikja nuk ndalon ! Në vitin 2030 do jemi më pak se 1 milion !

 

Po nuk e ndaluam ringjalljen e të keqes, në 2040 do katandisemi ndoshta vetëm disa qindra mijë ! Territori do tu jepet atyre që e lakmuan dhe synuan ndër shekuj por veç sot po e marrin nga markato-diplomacia e vulëmbajtësve. Mos prisni që qeveritarëve t’jua ndjejë për këtë zhbërje. Ata qeshen!”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...