Video/ Nard Ndoka nis të shkruajë libra: Mendja është gjë e madhe, librat ta pasurojnë!

Ju duket e çuditshme? E po është e vertete. Së shpejti Nard Ndoka do te vije edhe si shkrimtar. Ai e ka pohuar vete per mikrofonin e Abc News.

Gjate emisionit “Edicionit Veror” ai u intervistua ne librarine e Dhermiut, ku zbuloi se po përgatitet per një jetëshkrim.

 

Gazetarja:E ke menduar ndonjëherë të shkruash një biografi për jetën tënde?

 

Nard Ndoka:Për çdo njeri që ka pasur një rol, jam disa herë i zgjedhur në parlamentin e Shqipërisë, kam drejtuar ministrinë e shëndetësisë, janë disa gjëra që mendoj se i kam bërë mirë, pse të mos jenë të shkruajtura diku, qoftë edhe si dokument familjar. Kam shkruar faqet e para. Mendja është gjë e madhe, librat ta pasurojnë.

 

Kreu i PDK, i cili mban në duar librin e shumëpërfolur “Zjarr dhe tërbim” nga Michael Wolff shprehet se ka lexuar të gjitha librat e presidentëve amerikanë, por nëse do të shkruhej një libër për atë që ndodh pas dyerve të parlamentit shqiptar, ai thotë se politika shqiptare do t’ia kalonte edhe vetë Trumpit.

 

“Do t’ia kalonte edhe vetë Trumpit. Politika shqiptare është e komplikuar me ambientet e veta të mbidheshme e nëndheshme, me marrëveshjet”.

 

I pyetur nga gazetarja nëse e ka kuptuar, këtë lloj politike, Ndoka shprehet se: “E kam kuptuar dhe prandaj kam rezistuar goxha në politikë”

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...