Reshjet e shiut të pasdites së të mërkurës kanë shkaktuar shembje dherash në aksin rrugor Mirditë-Fushë Arrëz.

Paraprakisht bëhet me dije se shembje ka pasur në 3 pjesë të ndryshme të rrugës. Si pasojë e dherave dhe gurëve rruga është bllokuar tërësisht, ndërsa nuk dihet ende shkaku i këtyre shembjeve.

Ndërsa, autoriteti rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zhbllokimin e rrugës.