Linda Rama me charter privat, reagon Kryeministria: Z. Sali ka shpifur, portalet e morën si “derrin në thes”

Zyra e shtypit e Kryeministrit Edi Rama ka reaguar ndaj një video të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit Zonja Linda Rama udhëton me charter privat. Sipas zedhenesit te Ramës,

Berisha ka shpifur, ndersa media e ka publikuar pa verifikuar. Duket se inatin më të madh kreu i qeverise e ka me portalet, pasi nuk heziton të perdore shprehjen “derr ne thes”.

Reagimi i plote

Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një lajm të rremë shoqëruar me një video, mbi gjoja një fluturim me charter të zonjës Linda Rama. Problemi nuk është tek zoti Sali që ka bërë atë që gjithnjë ka bërë më shumë se çdo shqiptar, pra ka shpifur! Problemi është se një sërë portalesh, e kanë marrë si zakonisht

 

“derr në thes” videoshpifjen e zotit Sali dhe e kanë publikuar pa bërë asnjë verifikim paraprak. Kjo praktikë copy-paste që i ka kthyer lajmet e rreme në një epidemi digjitale bie ndesh me çdo liri e të drejtë informimi dhe nuk i shërben as interesit publik e as misionit të medias së lirë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...