Bashkia Shkodër në faqen e tyre zyrtare kanë publikuar një video ku e shoqëronin me mbishkrimin “Vazhdon larja dhe dezinfektimi i rrugëve në qytetin e Shkodrës.

 

Mëngjesin e sotëm ka qenë rradha e pedonaleve “Gjylbegaj” dhe “Oso Kuka”. Që në orët e para të mëngjesit, siç bëhet prej ditësh, mjete dhe punonjës të Ujesjellës- Kanalizime Shkodër kanë larë dhe dezinfektuar me klor këtë rrugë mjaft të frekuentuar gjatë sezonit turistik.

Me mijëra turistë vizitojnë në ketë rrugë muzeun e Shkodrës “Oso Kuka”. Bashkia e Shkodrës punon për përmirësimin e standarteve të jeteses për qytetarët, por edhe për ta bërë qytetin më mikrpritës për turistët.

 

” Natyrisht që larja dhe dezinfektimi me klor I rrugëve është një nevojë e vazhdueshme për qytetin aq më tepër gjatë stinës së verës ku temperaturat janë gjithnjë e në ngritje.