Mbledhja e sotme ndërmjet FSHF-së dhe klubeve ka dhënë frytet e para, pasi po diskutohen tema shumë të nxehta dhe të forta në lidhje me mbarëvajtjen e sezonit të ri.

 

Një ndër pikat që u diskutua është ajo se ku do të luajë Kukësi për sezonin e ri. Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka licencuar stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe verilindorët do të luajnë në “Elbasan Arena”.

 

Një vendim i mirëmenduar nga nënkampionët, pasi stadiumi i Elbasanit është afër kryeqytetit dhe kampi blu e njeh mjaft mirë këtë impiant.

 

Ne fillim u krijua ideja se Kukesi do t’i luante ndeshjet ne “Loro Boriçi” te Shkodres por tashme drejtuesit e tij e kane spostuar kete vendim per ne Elbasan.

 

Kukësi duhet të investojë në stadiumin e ri për t’u kthyer në qytetin e tij.