Bashkia Vau Dejes ka ne prioritetin e saj sherbimin ndaj qytetareve e konkretisht sherbimin e pastrimit.

 

Ne kete kuader, Bashkia Vau Dejes ka nderhyre ne fshatin Shelqet, ku eshte bere plotesimi i te gjithe nevojave te zones me konteniere per mbetjet uirbane si dhe jane ndryshuar ato ekzistues duke vendosur kazane te rinj plastik fale fondeve te vete Bashkise Vau Dejes.

 

Drejtori i Sherbimeve Pulbike ne Bashkine Vau Dejes Shefki Gerbeti eshte shprehur se pas Shelqetit do te vijohet edhe ne zonat e tjera ne te gjithe territorin e Bashkise Vau Dejes.

 

Gjate kesaj periudhe stafi i Bashkise Vau Dejes ka zbritur ne terren, duke nderhyre ne disa prej pikave me problematike ku jane hasur probleme sa i takon sherbimit te pastrimit nderkohe qe apeli i Bashkise Vau Dejes eshte ndaj te gjithe komunitetit per te mbajtur paster ambjentin.

/STAR PLUS/