Tërmeti dëmton dhjetëra banesa në veri të vendit

Për shumë familje në rajonin e Bulqizës dëmet e lëna pas nga tërmeti i së shtunës kanë qenë jo të vogla. Zare Përkola tregon se bashkë me familjen e saj është detyruar të kalojë natën jashtë nga frika e shembjes së shtëpisë.

Mentor Mjeshtri ka investuar 700 mijë lekë së fundmi për të rinovuar banesën e tij, por këto para i shkuan dëm. Drejtoria e Emergjencave Civile, pranë Prefekturës Dibër dhe asaj të Bashkisë Bulqizë, ka ngritur grupet e punës për të evidentuar dëmet e mundshme nga

tërmeti.

Sipas përgjegjësit të emergjencave civile pranë Bashkisë Bulqizë, Flamur Jella, deri në këto momente raportohen mbi 55 shtëpi të dëmtuara nga lëkundjet e tërmetit.

 

Dëmtime të banesave ka patur edhe në zona të tjera. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkinë Klos janë dëmtuar 12 shtëpi, kryesisht në çarje muresh dhe dëmtime tavanesh, ndërkohë që në bashkinë Mat janë evidentuar 8 banesa të dëmtuara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...