TAKIM NË PREFEKTURËN SHKODËR “KATASTROFAT NUK NJOHIN KUFIJ”

Lidhur me katastrofat e përbashkëta natyre të Shkodrës dhe Malit të Zi, në Prefekturën Shkodër u zhvillua një takim për prezantimin e një projekti të përbashkët ndërkufitar, për mbrojtjen.

 

Objektivat e këtij projekti, sipas shefit të shtabit të emergjencave pranë Prefekturës Shkodër, Pëllumb Dani, janë përmirësimi i mbrojtjes së mjedisit dhe njerëzve përmes reduktimit të rreziqeve të fatkeqësive në zonën ndërkufitare.

 

Gjithashtu edhe forcimi i kapaciteteve institucionale dhe ndërgjegjësim të popullatës. Nëkryetari i Bashkisë Shkodër, Arben Gjuraj, hodhi theksin tek Liqeni i Shkodrës dhe problematikat e tij me ujërat e zeza.

 

Gjuraj iu shpreh se ky projekt është ndërinstitucional, ndërsa Bashkian Shkodër ka bërë dhe do të vijoj përpjekjet për përmirësimin e situatës.

Në vazhdim pritet të organizohen takime të tjera, të cilat do të përfshijnë gamën e problemeve që do të synojnë të gjejnë zgjidhje në bashkëpunim me Malin e Zi. Projekti pritet të zgjas 24 muaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...