Nga Zhaklin Lekatari

Zakonisht gjatë bisedave të ndryshme me miq apo dashamirës të Tabu, kam kuptuar që nëse në një çift tradhton burri, atëherë partnerja do patjetër të dijë PSE. Një pjesë e proçesit të shërimit është patjetër dhe pranimi, në mënyrë që të kuptosh arsyet dhe të evitosh, një herë të dytë rastin.

Ja disa nga arsyet që burrat japin rreth tradhtisë:

• Nuk bëjnë mjaftueshëm seks në shtëpi, ose seksi që bëjnë është i mërzitshëm. Këta janë djem dhe burra që deklarojnë që kanë një libido më të zhvilluar se sa partnerja e tyre. Janë burra që kanë nevojë për vëmendje seksuale.

• Për t’u hakmarrë ndaj një partneri që i ka tradhtuar. Për disa djem apo burra, tronditja nga zbulimi i tradhtisë nga partnerja mund të tejkalohet vetëm duke bërë të njëjtën gjë.
• Sepse mund ta bëjnë.

Disa djem mendojnë që nëse nuk ka ndonjë mundësi që partnerja të zbulojë tradhtinë ( ndonëse ka gjithmonë një mundësi), atëherë ata mund ta bëjnë. Djemt dhe burrat kanë shumë mundësi për tradhti dhe shumë vështirësi për refuzim.
• Sepse është shumë eksituese. Disa burra, djem dhe meshkuj ndihen mirë nga arritja e “kapjes “ së predhës, ndërsa disa të tjerë sepse kanë nëvojë për variacion.

Në marrëdhënie e gjata dhe monogame shpesh pasioni humbet, por kjo është një marrëveshje që bëjmë me veten në momentin që zgjedhim monogaminë.

Për shkak të egos. Kur je në dijeni që meshkuj apo femra të tjeta të duan, ego përkedhelet. Kjo praktikë është më e përhapur tek burrat, me moshë mesatare, të cilat duan ende ti tregojnë vetes që janë në lojë.
• Sepse partnerja nuk të eksiton më. Fatkeqësisht në marrëdhënie të gjata dhe monogame, partneri shpesh here e le veten pas dore, duke marrë për të mirëqenë prezencën e tjetrit.

Ndodh që mbasi kemi partnerin tonë, akomodohemi dhe nuk mundohemi më që të dukemi bukur apo joshës si më parë. Për këtë arsye shpesh herë burrat kërkojnë dikë tjetër që ti përmbushë dhe estetikisht.

• Ai e do partneren por nuk edashuron më. Dashuria nuk zgjat përgjithmonë. Dashuria është një ndjenje fortë, sidomos në fillim të marrëdhënies. E reja është gjithmonë me eksituese se e vjetra.

Fatkeqësisht në vend që të ndahemi nga partneri, kërkojmë aventura jashtë ҫiftit. Kjo shton rrezikun e zhvillimit të ndjenjës për dikë tjetër dhe si pasojë ndarjen.
Nëse tradhton partneren, shanset që mos jesh i lumtur janë të shumta. Por kjo është një problematikë për të cilën duhet të gjesh zgjidhje.

Nëse do të vazhdosh marrëdhënien që je duke jetuar, tradhtia nuk është opsion. Por mund të ndihesh, më mirë, mund të duket si një mundësi për t’u larguare nga realiteti, por kjo nuk është zgjidhje afatgjatë.