Në pikën e kalimit në Muriqan janë sekuestruar 19 pistoleta. Kontrolli në pikën kufirare të Muriqanit ka nxjerrë zbuluar një shtetas suedez.

 

Mësohet se ai është arrestuar pasi gjatë kontrollit në makinë i janë gjetur 19 pistoleta. Bëhet me dije se ai është identifikuar si Sebastian Rikard dhe është 21-vjeç.

Në momentin e ndalimit ai ka deklaruar se armët i kishte blerë në Kosovë, por nuk kishte asnjë dokument për ta vërtetuar një gjë të tillë. Policia e Shkodrës po e merr në pyetje në këto momente.

 

Arrestimi i tij vjen në një kohë kur qyteti i Shkodrës është tronditur nga disa ngjarje kriminale.

 

Nderkohe ne deklaraten e policise shkruhet:

 

Muriqan, Shkodër

Tenton të trafikojë armë zjarri, arrestohet nga Policia 21 – vjeçari nga Suedia.

Sekuestrohen 19 armë zjarri “Pistoletë”.

Krahas masave për përballimin e fluksit, krijimin e lehtësirave ligjore me qëllim shmangien e radhëve dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor e në kohë për turistët dhe gjithë pushuesit që vijnë në Shqipëri për sezonin veror, shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan kanë rritur edhe kontrollin në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë, kryesisht trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen duke përfituar nga fluksi i madh.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve duke përdorur edhe qentë antidrogë dhe antieksplozivë është bërë e mundur që të konstatohet dhe goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

– Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi.

Në PKK Muriqan në dalje gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21 – vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës “Kosovë -Gjermani”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65.

Veprimet po vijojnë nga Specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal