Hasan Lika prezantohet para ekipit, flet për herë të parë si “shkodran”

Pas shumë kohë pritje, Vllaznia më në fund ka nisur stërvitjen. Pasditen e së hënës, futbollistët kuqeblu kanë zhvilluar të parën seancë stërvitore për këtë sezon futbollistik. Përpara fillimit të saj është bërë edhe prezantimi i trajnerit të ri Hasan Lika.

Ka qenë administratori i klubit Suad Lici ai që u ka bërë të qartë se i pret një punë e madhe. Më pas, tekniku i sapoemëruar ka dhënë edhe një prononcim për mediat duke shpjeguar edhe arsyet që e çuan të vinte tek Vllaznia në këtë periudhë…

Në seancën e parë kanë qenë të pranishëm vetëm 18 futbollistë ndërkohë që edhe trajneri Lika ka qenë pa ndihmës por nga dita e nesërme me shumë mundësi do të emërohen edhe ata që do të punojnë krah tij.

Tekniku kryeqytetas ka lënë të kuptohet se ndihmësit e tij do jenë nga Shkodra dhe të gjithë sëbashku do të mundohen të bëjnë më të mirën për Vllazninë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...