Trafiku i rënduar vijon të jetë shqetësim në Shkodër. Pika kryesore është dalja e Shkodrës. Një numër i madh automjetesh dalin përgjatë paradites nga qyteti, çfarë shton radhët e gjata.

 

Drejtuesit e automjeteve shprehen se janë të detyruar tëp resin në radhë një orë nga rrethrrotullimi në “Xhabije” deri në dalje të urës së Bahçallëkut. Sipas tyre, ura e ngushtë e Bahçallëkut është pjesa më problematike, për shkak se është vetëm me dy korsi.

 

Pavarësisht radhëve të gjata të krijuara, policia rrugore është në terren dhe po kujdeset për normalizimin e lëvizjeve. Pjesa më e madhe e automjeteve vijnë nga pikat kufitare, emigrantë që kthehen për pushime në atdhe.

 

Paraditja është periudha që krijon fluksin më të madh në dalje, ndërsa pasditja rikthen fluksin edhe në hyrje për në qytetin e Shkodrës. Trafiku i rënduar vijon të jetë që prej datës 1 gusht.