Pas tërmetit të Bulqizës pati 15 lëkundje të lehta. Pse konsiderohet një shenjë e mirë

Sizmologët regjistruan 15 lëkundje më të lehta pas tërmetit me magnitudë 5.1 rihter që tronditi Shqipërinë e Mesme dhe Veriun e vendit një ditë më parë.

 

Dihet që tërmetet nuk mund të parashikohen dhe gjithçka mund të ndodhë, por lëkundjet e lehta që shoqëruan tërmetin konsiderohen një shenjë e mirë nga sizmiologët, pasi mendohet se nuk do të ketë më një lëkundje tjetër më të fortë, pasi goditja kryesore ishte ajo e së shtunës, në orën 17:38.

 

Edhe pas tërmetit të fortë që e pati epiqendrën në Gjirin e Lalzit pak javë më parë, u ndjenë shumë goditje të lehta.

 

Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik dhe këto tërmete janë të një shkalle mesatare që shpesh gjenerojnë edhe panik tek banorët. Kryesorja është që të ruhet qetësia dhe të rrinë sa më larg objekteve që mund të rrezikohen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...