Trieste është kryeqyteti i kafesë dhe jo sepse ka 1 kafene për 300 banorë. Kuptimi i kafesë për qytetin nuk është thjesht një lokal, as një filxhan apo emblema e një rituali të përditshëm: kafeja është vendi i shpirtit.

Përgjatë rrugëve dhe në sheshet në qendër të Triestes ka një atmosphere shumë të veçantë. Mund të mbyllësh sytë dhe ta lësh veten të qetësohet nga aroma e fortë që vjen nga kafenetë. Historia e mureve të vjetra është dëshmitare e magjisë së një riti që ka ardhur nga shumë larg dhe është bërë një nga traditat më të shenjta. Pikërisht në Trieste, në portin më të madh dhe të vetëm të perandorisë austrohungareze në Adriatik, në fund të shekullit XVIII mbërrinin dhe shkëmbeheshin sasi të mëdha mallrash dhe lëndësh të para, ashtu sikurse sot.

Në kushte të tilla spikati një importues me emrin Hermann Hausbrandt, kapiten i marinës austriake, intuita për biznes e të cilit unifikoi krenarinë me traditën dhe teknikat industriale moderne. Ai kapërceu një nga pengesat më të mëdha të kohës: transportin dhe paketimin. Deri në kohën kur Hausbrandt themeloi të parën

“Coffee Roasters of Trieste”, kafeja shitej vetëm në dyqan. Çdo familje blinte dhe piqte kokrrat jeshile në bazë të nevojave të tyre. Strategjia e Hausbrandtit, inovative për kohën, ishte të tregtonte kafe të pjekur që ishte e gatshme për përdorim. E gjitha kjo mundësoi që firma Hausbrandt të vendoste një reputacion për cilësi, të vazhdonte të investonte në teknologji avangarde dhe të stimulonte pasionin dhe profesionalizmin e të gjithë atyre që janë të lidhur me kompaninë.

Lidhja e pashkëputshme ndërmjet traditës dhe modernes ka qenë gjithnjë një karakteristikë në historinë e firmës Hausbrandt.

Martino Zanetti, pronari aktual I kompanisë, bleu të drejtën e vendit dhe dates së origjinës së emrit të firmës Hausbrandt, Trieste 1892. Duke ndjekur udhëzimet e zotit Zanetti, qendra e prodhimit në “Nervesa della Battaglia” përdor teknologjinë më moderne, nga siloset ku ruhet kafeja e pabluar, më pas në përzgjedhje, pjekje dhe paketimin e bimëve, ku procesi i tërë i përgatitjes së kafesë ndiqet nga

një profesionalizëm i lartë. Për ta bërë të mundur këtë, derdhet i njëjti pasion që nga mbledhja e kokrrave të kafesë në vendin e origjinës e deri te përzgjedhja e filxhanit ku shërbehet. Specialistët e Hausbrandt kujdesen për çdo hap të procesit: përzgjidhen vetëm frytet më të mira, të cilat magazinohen e transportohen në kushte optimale. Po aq e rëndësishme sa cilësia e lëndës së parë është

edhe pjekja e kafesë, procesi thelbësor që ekzalton shijen dhe garanton cilësinë e lartë të produktit. Hausbrandt piqet ngadalë, që ngjyra e secilës kokërr të jetë uniforme dhe aroma të ruhet e paprekur. Madje pas pjekjes sasia e kafesë kalon menjëherë në ftohje, në mënyrë që të mos vijojë procesi natyral i pjekjes së mëtejshme apo djegies së saj. Profesionistët e kësaj marke kanë marrë përsipër

të ofrojnë kafenë e përsosur dhe kjo nuk përfundon me bluarjen e kafesë, por me përgatitjen dhe servirjen e saj. Përkëtë, kompania ofron konsulencë e trajnime për baristët që përgatisin këtë kafe. Vetëm kështu, secila hallkë gërshetohet me tjetrën me profesionalizëm e kujdes ndaj detajeve, pa i lënë asgjë rastësisë. Megjithatë, vetëm teknika nuk mund të garantojë arritjen e cilësisë më të lartë. Asaj I bashkohen përkushtimi, këmbëngulja dhe pasioni, të cilat ecin përpara për t’i siguruar kafesë Hausbrandt një rol prestigjioz në tregjet italiane dhe ndërkombëtare.

 

 

Ndaj dhe motoja e kompanisë është: pasioni në një filxhan kafeje. Një pasion që ka aftësinë të na pushtojë në çdo orë të ditës e në çdo gjendje të trupit e të shpirtit. Mëngjesi nuk është energjik nëse nuk e nisim me një

kafe të mirë, ndërsa pasditja nuk është e njëjta e nuk të çlodh nëse rreth tryezës nuk ke miqtë më të dashur dhe filxhanin me lëngun magjik. Konsumi i kafesë është përjetim, prandaj shpesh zgjedhim të njëjtin vend ku na servirin shijen më të mirë nën emrin Hausbrandt.

 

Kanë kaluar mbi 100 vjet nga themelimi i Hausbrandt dhe ende sot, tashmë jo vetëm në Itali, porgjithashtu në Francë, Gjermani, Greqi, SHBA, Polinezi, Zelandë, Japoni, Kore, Australi dhe Shqipëri, kjo kafe shijohet njësoj. Kjo është magjia e

kafes Hausbrandt! Duke qenë se shkon e paketuar në secilin vend që eksportohet, shija e saj është e njëjtë dhe e pangatërrueshme: aroma karakteristike që të zgjon të gjitha shqisat. Këtij rituali mund t’i gëzohesh çdo ditë në Shqipëri prej më shumë se një dekade. Kafenetë që shërbejnë Hausbrandt ofrojnë të njëjtin standard të lartë në rutinën tonë të përditshme: konsumimin e një kafeje ekspres elitare.

Përgatitja e kafesë ekspres kërkon mjeshtëri, por Hausbrandt e ka zgjidhur edhe këtë, për të marrë rezultatin e dëshiruar perms pajisjes së duhur dhe mënyrës së ambalazhimit të kafesë. Baristi që përgatit kafenë nuk është asnjëherë në kontakt me të, duke siguruar kështu pastërti maksimale. Nga ana tjetër, kapsula nuk lë asnjë papastërti në grupin e ekspresit.

 

Falë grupit mbajtës të kapsulës, i ideuar për t’u ndërruar me çdo grup tjetër mbajtës kapsule, është e mundur përgatitja e të gjitha produkteve Hausbrandt. Gama e mishelave të çmuara Hausbrandt është shumë e larmishme.

Këto përzierje të llojeve të ndryshme të kafeve ofrojnë shijen intensive, delikate apo me përzierjen e aromave të luleve, erëzave e frutave të thata të vendeve të origjinës. Të gjitha shije për t’u eksploruar.

 

Është shumë e lehtë ta përgatisim edhe vetë në zyrë apo në shtëpi shoqëruesen e ditës sonë, pa bërë asnjë kompromis për cilësinë e saj dhe shijen perfekte. Mjafton të ndezim ekspresin dhe të vendosim kapsulën moderne me dy dhoma, e cila garanton një higjienë të veçantë dhe konservon shijen e kafesë së sapobluar, por edhe aromën e mirë të çajit dhe shije të tjera të veçanta. Falë edhe teknikave të sofistikuara mjafton një kohë shumë e shkurtër për një kafe të freskët, si në Trieste.

Sipas studimeve, shqiptarët janë ndër europianët e parë që e kanë shijuar dhe adaptuar kafenë si pije kombëtare, një ritual i sjellë nga Turqia. Në Muzeun e Artit Oriental në Trieste, ndodhet një pikturë me laps, e titulluar “The Oriental cafe of Trieste”

 

– Kafeneja Orientale e Triestes, gravura e së cilës daton në vitin
1888. Dy personazhet e pikturuara mendohet të jenë shqiptarë, të cilët shijojnë gjithë atmosferën magjepsëse të kafesë, që vesh këtë qytet të veçantë. Një atmosferë Triesteje që një kafe ekspres Hausbrandt mund ta sjellë tashmë lehtësisht në çdo kohë të ritualit tonë ditor.

 

Në të gjitha lokalet ku përgatitet kjo kafe do të ndjeni të gjitha përkujdesjet e shërbimit dhe të shijes si në vendin që e ka kthyer konsumin e një kafeje në art. Që të përjetosh këtë eksperiencë nuk të duhet të udhëtosh për në Trieste, madje askund tjetër, mjafton të zgjedhësh Hausbrandt dhe shija ka ardhur drejt teje.