“Vrau tetë persona në Selenicë, mbyllet profili i vrasësit në “Facebook””

Reportet e shumta dhe gjuha e ashpër e përdorur ndaj 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, autor i vrasjes së 8 njerëzve të një familje në fshatin Resulaj të Selenicës, ka shkaktuar edhe një reagim nga rrjeti social “Facebook”. Pak orë pas vrasjes, llogaria e tij në “Facebook” është mbyllur.

Kjo pasi teksa forcat e shumta policie RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE po e kërkonin vrasësin, ai komentonte në Facebook në profilin e tij me emrin Ritvan Vani Zykaj.

Ritvan Zykaj i përgjigjej komenteve të ndjekësve në faqen e tij të profilit sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe jo se është autori i masakrës më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë.

Teksa komentuesit i shkruanin se dënimi me vdekje ishte pak për të, Zykaj i përgjigjej me një fjalor banal: “Ç’më keni çarë k***”.

Falë përdorimit të celularit, forcat speciale kanë mundur të kapin sinjalin dhe të lokalizojnë vrasësin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...