Kompanitë e telefonisë celulare së fundmi kanë ndryshuar çmimet e paketave të shërbimeve telefonike për klientët me parapagesë.

Tashmë çmimi i paketave standarde (në varësi të llojit të paketës) është 1200 lekë, 1500 lekë dhe 22000 lekë ndërkohë që çmimet e para ishin 8000leke 1100 lekë, 1400 lekë. Siç shihet cmimet jane rritur me nga 200 deri 300 leke.

Qytetarët Shkodranë ankohen për cmimet e larta të ofertave telefonike,teksa thonë së këto cmime kaq të larta nuk janë parë asnjëherë.

Ndërkohë një qytetar thekson faktin se paketën të cilën e bëjnë një muaj u zgjat vetëm 4 ditë dhe për këtë kompanitë telefonike u thonë që të shtojnë lekë më tepër që ajo të zgjasë më shumë.

Nuk dihet nëse ardhja e emingrantëve apo shkrirja e kompanisë së katërt e cila operonte deri vonë në treg, janë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e këtyre cmimeve.

Ajo cka duhet theksuar është që në një vend ku funksionojnë tre operatorë për shërbimet telefonike, konkurrenca midis tyre duhet të ishte e lartë, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta.

 

Kompanitë I rrisin çmimet sipas dëshirës pavarësisht gjendjes ekonomike të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë rast, shteti duhet të luajë rolin e tij si rregullator i tregut për të siguruar stabilitet çmimesh për të mbrojtur konsumatorin, shmangien e praktikave jo-konkuruese dhe diskriminuese si dhe rritje të qëndrueshme ekonomike