Promovimi i vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore dhe jo vetëm ishte synimi i aktivitetit “Eja në Dajç” në Njësinë Administrative Dajç.

 

Pjesë e këtij aktiviteti u bë promovimi i vlerave të kulionarisë, trashëgimisë kulture dhe bujqësore. E pranishme në këtë takim të rëndësishëm për promovimin e turizmit ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

 

Kjo e fundit, në fjalën e saj tha se Dajçi është një ndër zonat më të mira të Shkodrës dhe Shqipërisë. Ademi vlerësoi organizimin e komunitetit.

Ademi, ndër të tjera tha se aktiviteti i sotëm vjen me synim promovimin e vlerave dhe promovimi i kësaj zone.

Njësia administrative Dajç është një ndër zonat më të mira të Bashkisë Shkodër. E njohur për bujqësi dhe traditë.